e shtunë, janar 31, 2009

No More Heroes (5Heronjte)



Today they knocked down and removed the “5 heroes” statue in Shkoder.
What a ridiculous decision!

Just so happened I was in Tirana (with my camera) and missed the whole episode. My wife took some video and phone camera photos and as soon as I find her USB connection for her phone I’ll post them up.

So, I found out about it whilst having a coffee in Tirana watching the news.

What a shock!

I mean, the “5 Heroes” are the view from my window.
I see them every day.
I like them.
They are, in a strange way, reassuring to me!

My middle son used to shout ‘Daddy” and point to the statue when I cycled with him to nursery. ( I have no idea which of the heroes reminded him of their dad!)

I couldn’t care if they fought for communism. I mean, what did they know about communism. I don’t believe they knew very much at all. I think they fought to free Albania! That to me makes them, and will always make them heroes! They were fighting for the freedom of the country and not for communist principles! What were they to know what the next 50 years would bring.

Just as we do not know what the next 50 years will hold.
Maybe in 50 years they will look back at some of our current politicians with great regret wandering how anyone could have ever given them their support!

So, I’m very disappointed tonight!
I certainly do not want a fountain in their place!

When I arrived back from Tirana, I took a walk down to the ‘5 Heroes” to see what was there. Just a pile of rubble. I took a couple of photos. As I was walking away, a car traveling round the roundabout suddenly braked sharply and stopped. The driver rolled down the window. He was Italian, and shouted to me,
‘Where are the Heroes?”
“They took them away!” I replied.
“I’m sorry” he shouted as he drove off, winding up the window.

I’m sorry too!

Edit: ( to add article from Newspaper Shekulli. Sorry, but it is in Albanian. But this man explains exactly what i am thinking. Të lumte gojën!)


Vrasja e dytë e 5 Heronjve të Shkodrës

(Marre nga Shekulli)

Prelë Milani*

Kulti më i shtrenjtë i një kombi janë heronjtë e tij. Sikur ta dinin këtë gjë anëtarët e përkohshëm të Këshillit Bashkiak Shkodër, nuk do të guxonin të votonin verbërisht, për të hequr nga sheshi qendror i qytetit, një nga përmendoret më madhështore të arkitekturës sonë të shekullit XX.

Më një nxitim të qëllimshëm, në tetor të vitit të kaluar, me një prapavijë të qartë politike, për denigrimin dhe mospërfilljen deri në absurditet të vlerave të LANÇ-it, me arrogancën e numrit të kartonëve, mospërfillës ndaj opinionit qytetar, në mënyrë të çuditshme, një këshill i zgjedhur në mënyrë të çuditshme, alla militare, me 27 kartuça partiakë, "legjitimoi "heqjen e një dëshmie të historisë, për ta zëvendësuar me një shatërvan apo "shurrtore"!!

Ky vendim ishte gjyqi politik për dënimin e dytë me vdekje të 5 Heronjve të Shkodrës. Duke përdorë si maskë të ashtuquajturin "plani e ri urbanistik", ustallarët e sundimit absolut politik 18-vjeçar të këtij qyteti, shfrytëzuan rastin të realizojnë në mënyrë të kamufluar, atë që kishin deklaruar disa herë nëpër aktive dhe tubime partiake përpara militantëve të tyre fanatikë: zhdukjen e 5 komunistëve të Vigut nga qendra e Shkodrës.

Vonë, shumë vonë, pas 17 vjetësh u zgjua nga gjumi letargjik Këshilli Bashkiak, për të zbatuar planin rregullues të qytetit të Rozafës, të murosur në hekur e beton. Qyteti i karafilave, në një rrokopujë kaotike ndërtimesh ngjason si një lis i dërmuar nga sëpata e pamëshirshme e druvarëve me pushtet politik, që pushtuan sipas qejfit hapësirat e gjelbra e publike të qytetit.

Tre muaj pas gjyqit politik bashkiak, dje erdhi ekzekutimi dhe vrasja e dytë e 5 heronjve të pavdekshëm. Dje, mercenarët e rinj ekstremistë të baskisë, urdhëruan sulmin me goditje të përqendruar ndaj përmendores madhështore.

Në prezencë të qindra e qindra qytetarëve të mbushur me habi, trishtim dhe revoltë të brendshme shpirtërore, u sulmua mbi të gjitha një vepër e shkëlqyer arti. Përmendorja u shkul me forcën e absolutizmit partiak, me rushkullin e fadromës, me dhëmbët e matrapikut dhe çengelin e vinçit të policisë shkatërrimore.

Aksioni spektakolar u zhvillua nën mbikëqyrjen rreptë të uniformave policore që vëzhgonin çdo lëvizje dhe përgjonin me radio në duar, duke demonstruar karshillëk. Shkodrës po ia marrin frymën pallatet hijerënda.

(Pallati i Jozit në lulishten e vjetër të qytetit, godinat madhështore tek Kinena verore, Rozafati i ri i Topalli + Gurakuqit, që e kanë futur plotësisht nënsqetull godinën e Radio Shkodrës dhe të filialit të TVSH-së në Shkodër.

Këshilli Bashkiak, me heshtjen, pa aftësinë dhe afrate e dyshimta u ka lënë dorë të lirë grabitësve të uritur të sulen në një garë ndërtimesh të shfrenuara pa kurrfarë kriteri, pa pyetur për traditë, pa pyetur urbanistikë, pa pikë mëshirë dhe vdekjeprurëse ndaj objekteve private e publike.

Në qoftë se për hir të një plani të ri rregullues, bashkëkohor të standardeve evropiane (që në fakt nuk rezulton i tillë, përkundrazi, mjaft i kontestuar nga specialistët), duhej lëvizë monumenti. Atëherë atij i duhej gjetur vendi i duhur brenda qytetit si pjesë e vlerave të veçanta të tij.

Dërgimi i tij përtej Zallit të Kirit, aty ku dergjen dëshmorët e Shkodrës, me varre të shkallmuara, të rrethuara me male plehrash dhe të mbuluara nga tymrat e zeza të djegies së mbeturinave, do të thotë që edhe ky monument të pësojë të njëjtin fat si monumenti i partizanit të varrezave që u tërhoq zvarrë për t'u shitur për hekurishte në Mal të Zi, në vitin e mbrapshtë '97.

Deshi zoti dhe një polic i ndërgjegjshëm, thonë se nuk e lejoi të kalonte Urën e Bunës. Shtatorja e partizanit të Varrezave të Dëshmorëve ka 8 vjet që qëndron në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër.

Në atë zonë të shkretë dhe të tymosur, ku prehen dëshmorët e Shkodrës, askush nuk i garanton të pestit në bronz se nuk do të hidhen në erë përsëri si monumenti i vjetër i tyre në Vig dy.

Nuk i garanton njeri se nuk do të goditen nga e njëjta dore pa gjak shqiptari, siç janë goditë bustet e Qemal Stafës, Vojo Kushit, Manush Alimanit, siç janë gjymtuar Migjeni, PashkoVasa, Vasil Shanto, etj.

Nisma të tilla, në dukje juridikisht të ligjshme, mbartin ngarkesa negative dhe nxisin frymën e përçarjes dhe urrejtjes se grupimeve sociale e politike të shoqërisë sonë. Ekzekutimit i djeshëm nuk ishte thjeshtë një zhvendosje e një përmendoreje, por është një hedhje guri dhe fshehje dore mbi integritetin e memories kombëtare.

Nën vellon e demokracisë dhe të antikomunizmit me dy gishtat lart, ka vite të tëra që në Shqipëri, e sidomos në Shkodër, vazhdon heretizmi ndaj vlerave të Luftës Antifashiste. Shpërngulja fizike e 5 heronjve është një tentativë e dhunshme për të shtyrë, spostuar sa më larg drejt periferisë dhe madje për ta fshirë një kapitull të rëndësishëm të historisë së popullit tonë.

Në Shqipërinë postkomuniste, rivlerësimi objektiv i historisë është detyrë e historianëve objektivë. Historia nuk mund të shkarravitet sipas qejfit të çdo sharlatani politik që i jepet rasti të hipë në karrocën e pushtetit.

Historia e heronjve të Vigut është e shkruar, është e ditur. E zezë, e shëmtuar, makabre ishte vrasja e tyre, si vetë ngjyra e këmishëzijve fashist dhe pafytyrësia e kolaboracionizmit. Ka disa zvarranikë gjakftohtë që thonë; se këta "dëshmorë" nuk luftuan me gjermanin dhe për rrjedhojë nuk meritojnë përmendore. Nuk e dinë këta të gjorë se duke arsyetuar kështu, nxjerrin akoma më lakuriq vrasësit e tyre kolaboracionistë.

Ata nuk kishin shkuar të luftonin me shqiptarët, por të bashkonin shqiptarët në luftë kundër nazi-fashizmit. Ato ishin idealistë të vertetë, paqedashës e atdhetarë. Kush ua vrau pranverën atyre?!

Çfarë sakrifice më sublime mund të bëjë njeriu në jetë se sa të flijohet si engjëll në emrin e Shqipërisë. Mjaft na kanë nënshtruar, shtypë e poshtëruar gjithfarëlloj pushtuesi. Për të shpëtuar këtë vend nga këto plagë vdekjeprurëse, u flijuan heronjtë.

Deri kur duhet të lejojmë baglaxhitë dhe jashtëqitjet e këtij populli të shumëvuajtur të na përdhosin simbolet e paprekshme të krenarisë kombëtare. Pesë Heronjtë e Vigut nuk kanë asnjë lidhje me sistemin që u instalua në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Ata dhanë jetën për idealin më të shtrenjtë të një kombi, si mijëra të tjerë bashkëkohës të tyre që kontribuuan dhe na radhitën në aleancën më të madhe të njerëzimit kundër nazi-fashizmit. Përveç epokës kastriotjane, ne si komb nuk kemi tjetër luftë më të lavdishme dhe krenari më të madhe kombëtare.

Ndaj, i duhet thënë një herë e mirë ndal vandalizmit dhe sulmeve të paprecedente ndaj vlerave dhe simboleve të kësaj lufte. Në qoftë se dje diktatura, në mënyrë të çmendur vuri dorë mbi objektet e kultit, ajo aventurë nuk do të përsëritet më kurrë. Monumentet e LNÇ-së duhet të jenë po aq të paprekshme si ata të besimit fetar.

Konkretisht, 5 heronjtë, si pjesë e jetës së përditshme të Shkodrës në qendër të saj, duhet të jenë, aty të paprekshëm, si heronjtë e 2 prillit, si monumenti i Isa Boletinit, etj.

Forcat e djathta në Shqipëri, nëse pretendojnë të jenë vërtet demokratike, duhet të mbajnë qëndrim të prerë ndaj fenomenit kolaboracionist dhe të çlirohen një orë e më parë nga reminishencat neofashiste dhe truket politike antikomuniste, që manifestojnë emocionalisht, herë pas here në lidhje me rehabilitimin e elementëve kolaboracionistë.

Shkodrës i ka mbetur në majë të gjuhës fjala mburrëse, "jemi djepi i kulturës". Jemi djepi i kulturës dhe shkallmojmë të gjitha monumentet e heronjve! Jemi djepi i kulturës dhe rrafshojmë shtëpinë-muze Luigj Gurakuqi, i heqim edhe emrin e tij një rruge të vjetër të qytetit. Jemi djepi i kulturës dhe tjetërsojmë shtëpinë-muze Migjeni, madje e mallkojmë me herezi si të kuq.

Jemi djepi i kulturës dhe ngrihemi të mos pranojmë shtatoren e Nënë Terezës. Jemi djepi i kulturës dhe u ngremë përmendore gjeneralëve pushtues dhe bashkëpunëtorëve të hapur të fashizmit Jemi djepi i kulturës e luftojmë si Sanço Panço me kryqet dhe minaret, të cilët nga ana tjetër, në rivalitet njëri me tjetrin, na kanë rrethuar si bunkerët e Enverit.


Një komb që nuk e din të djeshmen e vet, është foshnjarak, prandaj nuk mund të dijë as të sotmen, as të nesërmen mjerane që e pret.

*Poet dhe Publicist / Shkodër





e enjte, janar 01, 2009

 
expatriate